“Nuk zgjatet marrëveshja me Italinë?” Rama sqaron deklaratën e ministrit Hoxha: U keqinterpretua, do jetë në fuqi sa të dojë vendi fqinj
foto ilustrim: edi rama-ferit hoxha TIRANË- Një deklaratë e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për qendrat e emigrantëve në Gjadër, ka shkaktuar interpretime dhe reagime të ndryshme. Përmes një postimi në platformën “X”, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se raportimi i medias për fjalët e ministrit ishte i pasaktë, theksuar se deklarata e tij ishte keqinterpretuar. Rama konfirmoi se pakti do të vazhdojë të jetë në fuqi “për aq kohë sa Italia e dëshiron atë”. “Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, që po kontaktojnë lidhur me një citim të pasaktë të raportuar nga një media pas një interviste me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë. Më lejoni ta ritheksoj qartë, dhe shpresoj...
Burimi:
zeri.ai