“Nuk shes bindjet për duartrokitje!”/ Mesazhi i fortë i Ardit Bidos pas përplasjes me protestuesit

“Nuk shes bindjet për duartrokitje!”/ Mesazhi i fortë i Ardit Bidos pas përplasjes me protestuesit

Në ditët kur është në qendër të vëmendjes pas përplasjes së ndodhur javën e shkuar me protestuesit të cilët kërkojnë ndryshim të klasës politike, deputeti socialist Ardit Bido ka dalë me një mesazh të fortë në rrjet. “Ka dy lloj njerëzish në politikë. Ata që ecin me rrymën, fshihen pas saj, presin të shohin nga fryn era dhe e ndërrojnë qëndrimin sa herë që u duhet një duartrokitje më shumë, një sulm më pak apo një viralitet i momentit. Dhe janë ata që ecin me bindjet e tyre. Edhe kur janë të vetmuar. Edhe kur nuk janë në modë. Edhe kur e dinë se për një kohë do të paguajnë çmimin e të qenit kundër rrymës” e nis Bido reagimin e tij të bërë në Facebook....