Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë
Mbrëmjen e së dielës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri nga një jaht që lundronte në Palasë. Njoftimi, i cili erdhi rreth orën 21:00, vuri në lëvizje Policinë Kufitare, Delta Force dhe FNSH që nisën një operacion prej dy orësh për kapjen e mjetit lundrues. Pasi ia dolën ta shoqëronin në kalatat e Porto Palermos, policia ka ndaluar 4 persona që ndodheshin në bord. Sipas burimeve, janë ndaluar B. Çela, A.Kastrati, H. Noku dhe L.Haso, por ende nuk dihen rrethanat pse kanë ndodhur të shtënat apo tentativa për t’i shpëtuar policisë. Sipas informacioneve, jahti fillimisht kishte marrë drejtimin për në Greqi, por më pas ndryshoi kurs. Gjatë ndjekjes, njëri prej personave në bord u hodh në det dhe u kap më pas nga Policia...
Burimi:
javanews.al