“Negociatat nisin të hënën pasdite”, Trump jep sinjale për fundin e luftës në Iran
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se bisedimet e reja me Iranin do të fillojnë të hënën, pasi anuloi atë që ai tha se do të kishin qenë sulme “masive” ndaj vendit. “Ata e dinin shkallën e sulmit sepse e panë se po përgatitej,” u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One të dielën. “Po flasim me ta në formën e negociatave. Ato fillojnë të hënën pasdite.” Në një postim të mëparshëm në Truth Social, Trump tha se i ishte kërkuar nga Irani dhe aleatët e SHBA-ve në Lindjen e Mesme që të “përmbahej” nga çdo sulm, pasi “parametrat” e një marrëveshjeje ishin rënë dakord. Presidenti amerikan ka premtuar vazhdimisht se negociatat për fundin e luftës është afër, por më pas sulmet...
Burimi:
javanews.al