Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet papritur nga jeta në moshën 46-vjeçare
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka ndarë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Ladi Ndoja, i cili u nda papritur nga jeta në moshën 46-vjeçare. Përmes një mesazhi prekës të publikuar në rrjetet sociale, Hoti i dha lamtumirën partnerit të jetës me fjalë që pasqyrojnë dhimbjen e madhe të humbjes. “U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën”, shkroi deputetja. Më vonë, vëllai i të ndjerit, Aleksandër Ndoja, bëri të ditur se Ladi Ndoja humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak. “Me dhimbje të thellë njoftojmë se vëllai ynë i dashur, Ladi Ndoja, u nda papritur nga jeta në moshën vetëm 46-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak....
Burimi:
vizionplus.tv