Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari që vrau nënën dhe plagosi babain

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari që vrau nënën dhe plagosi babain

Personi që shihni në foto është 45-vjeçari Florion Dalladaku, i cili dyshohet se është autori i krimit të tmerrshëm që ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë të Lushnjës. Sipas informacioneve të policisë 45-vjeçari dyshohet se ka goditur me sqepar nënë e tij 80-vjeçare Fanije Dalladaku duke i shkaktuar plagë të rëndë në trup dhe për pasojë ka humbur jetën, ndërsa ka lënë të plagosur babain e tij 77-vjeçarin Hasan Dalladaku, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Pas krimit autori i dyshuar u largua me makinë nga vendngjarja, dhe u arrestua vetëm pak çaste më vonë nga policia. Njoftimi: Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur...