“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, kritikoi disa pika dobësi, siç i quajti ai, të shërbimit të jashtëm, që thotë se janë të trashëguara nga tranzicioni. “Kjo është ajo që e kam quajtur lagështira e një ndërtese që duhet të jetë vetëm e shndritshme dhe moderne. Sepse diplomacia shqiptare nuk mund të funksionojë më me metoda klasike, as të jenë të ngadalta, as të jenë të vonuara. Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit, një ritual i përhershëm. Dhe nuk ndalet bota në orën 4 kur mbyllim derën dhe mendojmë se kemi bërë punët dhe shkojmë në shtëpi. Shërbimi i jashtëm nuk mund ta ketë filozofi”, tha Hoxha. “Në stadin ku jemi dhe për më tepër aty ku duam të shkojmë, nuk ka...