NUK KAM FRIKE NGA TRAMP, KORRUPSIONI PERCEPTIM

NUK KAM FRIKE NGA TRAMP, KORRUPSIONI PERCEPTIM

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, ku është përballur me disa pyetje që rrallë i dëgjon në intervistat televizive në Shqipëri. Rama është pyetur për renditjen e Shqipërisë ndër vendet më të korruptuara në Europë sipas Transparency International, për protestat kundër projektit të Jared Kushnerit në Zvërnec, pensionet, shëndetësinë dhe akuzat për kapjen e shtetit. Rama mbrojti qeverinë e tij, hodhi poshtë raportin e Transparency International si të bazuar në “perceptime” dhe argumentoi se prova e luftës kundër korrupsionit është fakti që SPAK po heton zyrtarë të lartë. Kryeministri tha se sot, nuk është më vetëm një shqetësim qytetar për mjedisin. Është gjithashtu një protestë politike, e udhëhequr nga një koalicion partish opozitare, aktorësh politikë dhe rrjetesh nga...