“Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”, Rama për DW: Protestuesit duhet të presin zgjedhjet e ardhshme
Protestat që tashmë prej 1 muaji kanë zënë vend në Tiranë, nuk tregojnë se qytetarëve u ka humbur besimi në qeverisë, thotë kryeministri Edi Rama në një intervistë për Deutsche Welle. Rama thotë se në Shqipëri ka demokraci dhe për këtë arsye, sheshi u përket qytetarëve. Investimet nuk janë privatizime, por një transformim i vendit, një qëllim i qeverisjes së tij e në fund një dhuratë që Evropa do të ketë me anëtarësimin tonë në BE. Ndër të tjera, Rama tha se algoritmi tashmë në fazë histerie, është ushqyer nga protestat, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë arsye përse të japë dorëheqjen nga drejtimi i vendit e aq më tepër, nëse nuk do të ishte kryeministër, s’do të kishte asnjë arsye as për të protestuar....
Burimi:
javanews.al