“Nuk ka asnjë kontribut në PS, s’mund të na japë leksione”, Braçe kritikon Koçekun
Deputeti socialist Erion Braçe komentoi largimin e Marjana Koçekut nga grupi i PS. Braçe thotë se ndryshe nga Elisa Spiropali, e cila ka kontribut për PS, Koçekut nuk i takon të flasë dhe as të kritikojë partinë sepse nuk e njeh dhe nuk ka dhënë asnjë kontribut, pasi deputete u zgjodh nga lista e mbyllur. “Zonja Spiropali ka qenë anëtare e Kryesisë, ndërsa pas ndryshimeve të reja nuk është më, por është anëtare e Grupit Parlamentar dhe natyrisht që i takon të flasë për atë që nuk funksionon brenda partisë, pasi ka kontributin e saj. Kurse zonjusha tjetër, është e tepërt që t’i japë leksione Partisë Socialiste. Pra, zonjusha tjetër duhet të përmbahet kur flet për PS-në. E para, sepse nuk e njeh; e dyta,...
Burimi:
javanews.al