“Nuk do kenë rehat në dynja…”, Kush është gazetari që u shpall “non grata”, sulme të vazhdueshme ndaj Ramës

“Nuk do kenë rehat në dynja…”, Kush është gazetari që u shpall “non grata”, sulme të vazhdueshme ndaj Ramës

Valon Bela, me profesion gazetar, nga Maqedonia e Veriut, është një prej personave të shpallur Non Grata në Shqipëri, për shkak të aktivitetit të dyshuar me prirje terroriste. Vela, ka qenë i angazhuar vazhdimisht me postime kundër qeverisë së Ramës, ndërsa vetë ai duket se e kishte parashikuar vendimin e marrë nga ministri Besfort Lamallari, në një postim të bërë rreth një muaj më parë. “Ishalla jam një prej atyre 60 personave që Ramoviç dhe metastazat e tij qeverisëse u kanë ndaluar hyrjen në shtetin shqiptar. Me ta ndalu hyrjen narko lideri i një narko shteti është moment kënaqësie. Kam ndalesë edhe në Serbi si çdo bashkëluftëtar i UÇK-së. Kjo vetëm po dëshmon se Rama & Vuçiq po veprojnë në sinkron të plotë. Ata që...