Nufi dënon ashpër deklaratën e ministres serbe: Deklaratë skandaloze dhe e papranueshme
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e konsideroi si skandaloze dhe të papranueshme deklaratën e ministres serbe për Pushtin Lokal, Snezana Paunoviç, e cila u shpreh se po të kishte qenë në vend të Millosheviçit do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë. Në konferencën e mbajtur sot për mediat, Nufi vuri në dukje se çdo përkrahje dhe heshtje përballë një deklarate të tillë është po aq vrastare. “Besoj se deklarata është skandaloze, e papranueshme, besoj që çdo koment mbi natyrën e asaj deklarate, përveç këtyre dy fjalëve, është i pavend. Është e papranueshme sot që të ketë një deklaratë të tillë. Është shprehur kryeministri, është shprehur Ministria e Jashtme. Unë si ministër mbrojtje mund të bashkohem me qëndrimin e kryeministrit plotësisht. Besoj se edhe vet...
Burimi:
ntv.al