“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”, Rama jep porosi: Mos lejoni ‘zgjidhjet magjike’ të fitojnë terren

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”, Rama jep porosi: Mos lejoni ‘zgjidhjet magjike’ të fitojnë terren

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se Shqipëria nuk duhet të bjerë pre e ideve për “zgjidhje magjike”, duke u shprehur se kjo mund të rrezikojë gjithçka që është ndërtuar deri më tani. Gjatë fjalës së tij në eventin “Rilindja 2.0”, Rama përdori një krahasim me mjekët popullorë dhe fallxhorët, duke theksuar se pakënaqësitë e qytetarëve duhet të shërbejnë si nxitje për reflektim dhe përmirësim. “Vjen një moment kur njerëzit besojnë te mjekët popullorë, pastaj kalojnë te fallxhorët. Ne s’duhet ta lejojmë këtë. Pse i lind nevoja për fallxhorë njerëzve? Shkaku jemi ne. Ta keni shumë të qartë”, tha Rama, duke iu drejtuar kryetarëve të bashkive. Sipas tij, përgjegjësia nuk duhet kërkuar te të tjerët, por te mënyra se si institucionet përballen me pritshmëritë e qytetarëve....