Nisma “Dyfisho biznesin tënd”, Rama: Ndihmojmë bizneset e vogla me kredi me interes të ulët

Nisma “Dyfisho biznesin tënd”, Rama: Ndihmojmë bizneset e vogla me kredi me interes të ulët

Shqipëria do të jetë pjesë e familjes europiane, pavarësisht sfidave. Kryeministri Rama, gjatë firmosjes së marrëveshjes për financimin e bizneseve të vogla dhe të mesme me BEI, u shpreh se vendi nuk ka plan B përveç integrimit. “Pse vazhdojmë të këmbëngulim të bëhemi pjesë e BE-së? Kam një përgjigje tjetër dhe ajo është se nuk ka alternativë tjetër. Shqipëria kurrë nuk ka pasur një plan B dhe çdo plan tjetër është një plan pa liri individuale dhe pa barazi përballë ligjit. Nuk duam të imagjinojmë që mund të kthehemi në atë kohë. Kohët kanë ndryshuar për shumë arsye, por thelbi është aty: ekziston vetëm një qytetërim ku duam të jetojmë dhe ai është Bashkimi Europian. Liria nuk mjafton, sepse mund të kërcënohet në mungesë të...