Nis me debate seanca në GJKKO ndaj Ilir Metës, avokatët kundërshtojnë “kafazin e xhamit” dhe kërkojnë transmetim live! Gjykata: S’është miting

Nis me debate seanca në GJKKO ndaj Ilir Metës, avokatët kundërshtojnë “kafazin e xhamit” dhe kërkojnë transmetim live! Gjykata: S’është miting

TIRANË – Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar këtë të hënë seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta. I pranishëm në sallë ishte vetë Meta, i vendosur në kafazin e qelqtë të sigurisë, ndërsa në seancë morën pjesë edhe Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku. Ndërkohë, Fatime Kryemadhi dhe Piro Xhixho munguan në seancë dhe u përfaqësuan nga avokatët mbrojtës. Gjatë verifikimit të palëve, gjykata konstatoi se të pandehurit që mungonin kishin marrë dijeni për procesin dhe kishin firmosur aktet përkatëse, duke vendosur që gjykimi të vijojë në mungesë të tyre. Seanca u shoqërua me debate të forta mes mbrojtjes dhe trupit gjykues, pasi kamerat e mediave u lejuan të filmonin vetëm për pak minuta...