Ngjarja e rëndë në Maliq, kryeministri Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë: Ndëshkim maksimal për autorin
Pas ngjarjes së rëndë në Maliq ku humbi jetën një efektiv i forcave Shqiponja dhe u plagos një tjetër gjatë një shkëmbimin zjarri me armë me një person të shpallur në kërkim, ka reaguar edhe kryeministri Rama. Rama ka shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë, dhe shtoi se autori duhet të ndëshkohet maksimalisht. “Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli! Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të...
Burimi:
top-channel.tv