Nga kandidatët për nënkryetarë, deri tek sekretarët, del lista e plotë e emrave që do votohen në Këshillin Kombëtar të PD

Nga kandidatët për nënkryetarë, deri tek sekretarët, del lista e plotë e emrave që do votohen në Këshillin Kombëtar të PD

Këshilli Kombëtar do të zgjedhë ekipin drejtues të Partisë Demokratike, nënkryetarët dhe sekretariatin. Mësohet se në  postet kyçe nuk do të ketë ndryshime; Flamur Noka do të jetë sekretar i përgjithshëm dhe Gazment Bardhi do të jetë nënkryetar i PD. Bardhi nuk do të hidhet në votim pasi e merr postin për shkak se është kryetar i grupit parlamentar. Noka garon  përballë Saimir Koreshit, një garë e lehtë kjo për Flamur Noken. Nënkryetarët e tjerë të Partisë Demokratike pritet të jenë  Nikola Kedhi dhe Erisa Bajaziti, e cila jeton në Bruksel. Belind Këlliçi e Luçiano Boçi do të garojnë përballë njëri-tjetrit për të qenë nënkryetarë të PD. Ervin Minarolli mësohet se nuk do të jetë më sekretar organizativ dhe në vend të tij do të...