Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi 100 emigrantë kapen pranë kufirit

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi 100 emigrantë kapen pranë kufirit

Autoritetet marokene kanë ndaluar 111 migrantë që po përpiqeshin të mbërrinin pranë kufirit me enklavën spanjolle të Ceutës, në një zonë pranë qytetit Fnideq, raportojnë mediat spanjolle dhe Reuters. Sipas burimeve të sigurisë marokene, shumica e të ndaluarve janë nga Afrika Sub-Sahariane. Policia, përfshirë efektivë me pajisje kundër trazirave, përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet e migrantëve të mbledhura në kodrat pranë kufirit. Autoritetet kishin forcuar ndjeshëm sigurinë pas një fluksi masiv migrantësh në fund të muajit të kaluar. Në atë episod, rreth 78 mijë persona mbërritën në Ceuta brenda pak orësh, ndërsa kryebashkiaku i qytetit deklaroi se rreth 100 persona humbën jetën. Shumica e migrantëve u kthyen më pas në Marok. Masat e sigurisë u shtuan edhe pas qarkullimit në rrjetet sociale të...