Tritol në banesën e Ylli Zallës në Fushë Krujë
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar gjatë natës në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, duke shkaktuar dëme materiale dhe panik te banorët e zonës. Sipas informacionit paraprak nga policia, lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së shtetasit Ylli Zalla. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëmtime në godinë, si dhe ka marrë flakë e është djegur plotësisht automjeti i parkuar pranë banesës, në pronësi të të njëjtit shtetas. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën intensive për grumbullimin e provave, dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit apo autorëve të përfshirë. Por kush është Ylli Zalla? Ylli Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u...
Burimi:
vizionplus.tv