“Nëse bie zjarri, bën gjëmën”/ Denoncimi i Braçes: Lagjet në mes të Tiranës, në kurth! Zjarrfikësja as hyn e as del dot (VIDEO)
Deputeti socialist Erion Braçe ka vijuar me denoncimet e tij për problematikat që përfshijnë zona të ndryshme në Tiranë. Nëpërmjet një video të publikuar në facebook, Braçe ka ngritur shqetësimin e mungesës së një rrugë për kalimin e zjarrfikëses në një lagje në Tiranë tek “libri universitar”. Reagimi: LAGJET KURTH NE MES TE TIRANES-KETU TEK LIBRI UNIVERSITAR, NJE PALLAT ME POSHTE; Zjarri ketu, nese bie, ben gjemen-SHIHENI; As hyn e as del dot nje zjarrefikese, nje zjarr nga brenda, ne kete itinerar qe po ndjek une, ben gjemen, pjek njerez.
Burimi:
javanews.al