“Nëse bie zjarr, do piqen të gjallë”/ Erion Braçe denoncon rrugët e bllokuara në Tiranë: Nuk kalon dot zjarrfikësja

“Nëse bie zjarr, do piqen të gjallë”/ Erion Braçe denoncon rrugët e bllokuara në Tiranë: Nuk kalon dot zjarrfikësja

Erion Braçe TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe me një postim të radhës në rrjete sociale ka ngritur si problematikë rrugët e ngushta të lagjeve në Tiranë si dhe bllokimin e tyre me automjetet e parkuara. Braçe ka ndarë pamje nga zona e njohur si “Libri Universitar” ku thotë se nëse bie një zjarr, zjarrfikësja e ka të pamundur të kalojë. “Jam këtu tek “Libri Universitar”, këto janë lagjet kurth të qendrës së Tiranës. Nëse larg qoftë bie zjarr, zjarrfikësja nuk hyn dot në asnjë anë, as nga këtej ku hyra unë. Këto makinat e braktisura prapë. As nga kjo anë tjetër këtej, që me thënë të drejtën nuk ke rrugë sepse bllokohet, është aq e ngushtë sa nuk hyn dot asgjëkundi. Domethënë, gjëja më e rëndësishme...