Nënshkruhet marrëveshja, SHBA i jep Shqipërisë 302 mln $ për mbrojtjen

Nënshkruhet marrëveshja, SHBA i jep Shqipërisë 302 mln $ për mbrojtjen

TIRANË-Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar zyrtarisht ratifikimin dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje huaje prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë, në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF). Marrëveshja do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur Angazhimin e Mbrojtjes së Hagës, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035. Kredia FMF do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përmes blerjes së kapaciteteve kryesore me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, si dhe për forcimin e aftësive mbrojtëse të Evropës. "Sot, Shtetet e Bashkuara janë krenare të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një huaje të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të Financimit Ushtarak të Huaj (FMF), e...