Negociatat/ Ngërç për Shqipërinë në BE, tre vende kundër raportit IBAR, përplasen për ‘Themeloret’

Negociatat/ Ngërç për Shqipërinë në BE, tre vende kundër raportit IBAR, përplasen për ‘Themeloret’

Bashkimi Europian mbetet i ndarë sa i përket progresit të Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit. Sipas burimeve në Bruksel, tre shtete anëtare nuk kanë dhënë ende miratimin për Raportin e Vlerësimit të Kritereve të Përkohshme (IBAR) për Grupkapitullin 1 “Themeloret”, duke shtyrë arritjen e një qëndrimi të përbashkët për mbylljen e kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë. Agjencia e lajmeve DTT-NET, që fokusohet kryesisht te zhvillimet politike, ekonomike dhe diplomatike në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian, thekson se 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian janë ende në diskutime lidhur me ecurinë e reformave nga institucionet shqiptare, përpara se të arrihet një qëndrim i përbashkët për nisjen e mbylljes së kapitujve të parë në negociatat e anëtarësimit, pasi të 33 kapitujt u hapën në nëntor të vitit...