Në sfond protestash dhe largimesh, Rama të shtunën mbledh Grupin e PS dhe Qeverinë
foto ilustruese TIRANË- Partia Socialiste do të mbledhë të shtunën Grupin Parlamentar dhe përfaqësues të qeverisë në një takim të zgjeruar që pritet të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, duke nisur në orën 10:00. “Përshëndetje! Ditën e shtunë, më 20.06.2026, në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave, do të zhvillohet Mbledhja Mujore e Zgjeruar e Grupit Parlamentar Socialist. Axhenda e mbledhjes do t’ju dërgohet në vijim”, shkruhet në njoftimin e PS dërguar deputetëve socialistë. Kjo është mbledhja e parë e Partisë Socialiste që prej nisjes së protestave kundër ndërtimeve në Zvërnec, të cilat kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe kanë marrë vëmendje edhe në media ndërkombëtare. Takimi zhvillohet gjithashtu në një moment zhvillimesh brenda grupit parlamentar socialist, pas largimit të deputetes Marjana Koçeku nga radhët e...
Burimi:
zeri.ai