“Në pushtet nuk vihet me broçkulla”, Spaho përgënjeshtron Berishën pas deklaratave se ndaj protestuesve u përdorën lëndë kimike

“Në pushtet nuk vihet me broçkulla”, Spaho përgënjeshtron Berishën pas deklaratave se ndaj protestuesve u përdorën lëndë kimike

Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho thotë se Sali Berisha po gënjen qëllimisht, kur thotë se ndaj protestuesve te Kuvendi janë përdorur lëndë kimike si në luftë. Ai shkruan se prodhimi i armëve kimike dhe përdorimi i tyre në fushëbetejë janë të ndaluara me traktate ndërkombëtare e jo më në protesta si ajo e Tiranës. Spaho shkruan se në pushtet nuk vihet duke thënë broçkulla, duke theksuar se me këtë rrugë që ka zgjedhur, PD do të mbetet për një kohë të gjatë në opozitë. “Prandaj PD është bërë e pabesueshme për qytetarët dhe ata nuk e mbështesin. Të thuash se kundër protestuesve janë përdorur lëndë kimike si ato që përdoren në luftë do të thotë jo vetëm të kesh humbur sensin e realitetit, por edhe të...