VIDEO E PLOTË/ Nga sherri mes rojeve te sulmi ndaj shefit të krimeve, pamjet zbardhin përplasjen në lokalin e Sarandës
Kjo që shihni është video e plotë e konfliktit në një lokal në Sarandë, ku u dhunua shefi i krimeve të komisariatit, Maeto Bakalli. Bakalli kishte ndërhyrë për të parandaluar konfliktin mes dy rojeve të lokalit dhe disa shtetasve. Edhe pas ndërhyrjes së tij personat e pranishëm nuk e kanë ndaluar përplasjen fizike, madje kanë sulmuar edhe shefin Bakalli gjatë përplasjes, i cili ka njoftuar shërbimet e policisë për ndihmë. Në pamjet e siguruara nga gazetarja Entjola Budo, vërehet edhe momenti kur tre efektivë të njësisë ‘Shqiponja’ ndërhyjnë për të qetësuar gjakrat, pas thirrjes për ndihmë nga Bakalli. Sakaq, në pranga kanë rënë 6 persona, Marjo Katiraj, Elgent Ndoj, Ardit Kasemi (Ushtarak), Faik Hoxha, Besnik Sullollari dhe Indrit Cullhaj, ndërsa në kërkim është shpallur Pjetër...
Burimi:
javanews.al