Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 33 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 8 mbeten aktive dhe 5 janë nën monitorim, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre. Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 535 forca operacionale dhe 51 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të tyre, Forcat e Armatosura kanë angazhuar 100 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Në Malin e Dajtit, Tiranë, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri, me angazhimin e forcave tokësore dhe dy helikopterëve. Sipas informacionit zyrtar, vatrat janë nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Në Gurë-Lurë, Dibër, operacioni vijon me forca të shumta tokësore dhe...
Burimi:
javanews.al