‘Në protesta ka dorë Kremlini’! Ambasada ruse i përgjigjet Ballës dhe Gonxhes: Mos kërkoni armiq aty ku nuk ekzistojnë

‘Në protesta ka dorë Kremlini’! Ambasada ruse i përgjigjet Ballës dhe Gonxhes: Mos kërkoni armiq aty ku nuk ekzistojnë

Blendi Gonxhja dhe Taulant Balla TIRANË- Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka dalë me një reagim pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, të cilët pretendojnë se në protestat e qytetarëve është i përfshirë Kremlini. Balla pretendoi ditën e djeshme gjatë fjalës ë tij në Kuvend, deklaroi se pas protestës qëndron jo vetëm Irani, por ka dorë edhe Kremlini. Po ashtu edhe Gonxhja gjaatë një interviste u shpreh me bindje se rusët janë një nga ndikimet më kryesore të provuara, përmes algoritmeve dhe gjithë prapaskenës së protestës.  "Protestuesve në emër të Grupit të PS, dua të jem i drejtpërdrejtë. Pak ditë na ndajnë kur koha e dialogut me ju që kishit shqetësime reale...