Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar debatet e krijuara pas pranisë së aktorit Robert Ndrenika në seancën gjyqësore ndaj Erion Veliaj, duke e cilësuar gjestin e tij si “një akt njerëzor”. Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, Vangjeli u shpreh se reagimet e ashpra në rrjetet sociale ndaj Ndrenikës janë të padrejta dhe të mbushura me “neveri të pafundme”. Sipas tij, kritikat nuk mbështeten në prova apo fakte që të cenojnë figurën dhe veprimin e aktorit. Vangjeli theksoi gjithashtu se Ndrenika, si një ikonë e artit shqiptar, po sulmohet padrejtësisht, ndërsa për Veliajn kujtoi parimin e “pafajësisë së prezumuar”, duke theksuar se ai mbetet një politikan nën akuzë dhe jo i dënuar. “Unë nuk shikoj atje vetëm sallën e një gjyqi, përtej kësaj salle gjyqi...
Burimi:
javanews.al