Ndërhyrjet e huaja dhe lajmet e rreme në fokus, Kuvendi krijon mekanizëm të ri monitorimi
Ndërsa së fundmi është hapur debati mbi ndërhyrjet e huaja dhe shpërndarjen e informacioneve të rreme në media nga vende jomiqësore, Kuvendi po forcon mekanizmat për ta vënë nën monitorim këtë aktivitet. Këtë të hënë, në Kuvend u ngrit një nënkomision, që do të ketë në fokus ndërhyrjet e huaja dhe dezinformimin. Ky nënkomision, për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe Ndërhyrjet e Huaja, ka si objektiv të tij ndjekjen, analizimin dhe trajtimin e çështjeve që lidhen me ndërhyrjet e huaja, shpërndarjen e informacioneve të rreme, me synime dashakeqe ndaj vendit tonë, dezinformimin dhe manipulimin informativ. Jo vetëm median tradicionale, por edhe hapësirën dixhitale. Po ashtu, në dokumentin e këtij komisioni thuhet se synohet edhe rritja e transparencës në mjedisin informativ, si dhe forcimi i...
Burimi:
javanews.al