Momenti-Protestuesit heqin flamurin te Ambasada Izraelite, Ministria e Jashtme: Akt i turpshëm

Momenti-Protestuesit heqin flamurin te Ambasada Izraelite, Ministria e Jashtme: Akt i turpshëm

PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Një incident u regjistrua mbërmejn e djeshme (20 qershor) gjatë protestës së qytetarëve në Tiranë. Pamjet kanë nxitur reagime të forta, ndërsa autorët e veprimit shfaqen mes thirrjeve dhe duartrokitjeve të një pjese të të pranishmëve. Gjatë orëve të mbrëmjes teksa qytetarët marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, në një moment disa protestues hoqën flamurin e vendosur në ambientet e Ambasadës së Izraelit në Tiranë. Pamjet kanë nxitur reagime të forta. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dënuar ashpër heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit në Tiranë gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e së shtunës. MEPJ shprehet se heqja e flamurit nga Ambasada e Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar është një akt i turpshëm, që e dënon me forcë....