Momente nga salla para samitit të Tivatit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën
Para nisjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, liderët e pranishëm shkëmbyen biseda të shkurtra në sallën e mbledhjes. Në një moment, teksa presidenti serb Aleksandar Vuçiç po fliste me presidentin francez Emmanuel Macron, presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, iu afrua kryeministrit Edi Rama dhe e përshëndeti me një përqafim. Pamjet janë regjistruar pak çaste para fillimit të punimeve të samitit, ku në fokus janë zgjerimi i Bashkimit Europian dhe marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Burimi:
javanews.al