Miratohet marrëveshja me SHBA, ministri i Mbrojtjes: Investim strategjik për sigurinë kombëtare!
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas ratifikimit në Kuvend të Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nufi e ka cilësuar marrëveshjen një moment historik për vendin. Ministri thekson se marrëveshja nuk përfaqëson vetëm një instrument financiar, por një investim strategjik që do të kontribuojë në forcimin e sigurisë kombëtare në kuadër të NATO 3.0. POSTIMI I MINISTRIT NUFI: Ratifikimi i sotëm nga Parlamenti i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA është një ngjarje historike! Që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA në 1990-tën, pas anëtarësimit në NATO, ky është akti më testimonial i mbështetjes ndaj Shqipërisë në terma konkretë dhe financiarë. Ajo nuk është thjesht një...
Burimi:
vizionplus.tv