Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve”, Rama: Familja Hasani rikthehet në Theth për të investuar në tokën e të parëve
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është miratuar leja e parë në kuadër të Paketës së Maleve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se leja u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe i përket familjes Hasani nga Thethi. Sipas kryeministrit, familja ka vendosur të investojë kursimet e saj në tokën e të parëve dhe të rikthehet për të jetuar e zhvilluar aktivitet ekonomik në vendlindje. “Sot u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit leja e parë e Paketës së Maleve, për familjen Hasani nga Thethi, e cila ka vendosur të investojë kursimet e veta në tokën e të parëve në vendlindje dhe të kthehet në Shqipëri“, shkroi Rama. Kreu i qeverisë theksoi se Paketa e Maleve...
Burimi:
javanews.al