Miratimi i rezolutës për integrimin! PD: Kryeministër karton. Balla: Të mos ta prishim punën

Miratimi i rezolutës për integrimin! PD: Kryeministër karton. Balla: Të mos ta prishim punën

Gazment Bardhi TIRANË-Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi llogari në Kuvend për mungesën e kryeministrit Rama në ditën kur do të diskutohet projektrezoluta për integrimin. Bardhi e cilësoi Ramën si një “kryeministër karton”, që siç u shpreh ai, vjen vetëm kur nevojitet numri i votave për miratim. “Raportimi i Këshillit të Ministrave për integrimin është pjesë e llogaridhënies që qeveria duhet të japë në Kuvend dhe ky është një raport i Këshillit të Ministrave. Është kryeministri që, sipas Kushtetutës, përfaqëson Këshillin e Ministrave në raport me institucionet e tjera dhe do të duhej të ishte kryeministri në seancë që të informonte Kuvendin mbi procesin e integrimit europian. Aq më shumë që ne kemi një ministër shteti përgjegjës për negociatat e BE-së, që gjithashtu...