Aksident tragjik! Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në Golem, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes me motor. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:20, ku motori me të cilin po udhëtonin dy personat është përplasur me një bordurë. Për pasojë, kanë humbur jetën drejtuesi i motorit, Elton Luzati 44 vjeç dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policise Golem/Informacion paraprak Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje...
Burimi:
gijotina.com