Ministrja Sala pas mbledhjes së qeverisë: Hiqet limiti i moshës për check-up

Ministrja Sala pas mbledhjes së qeverisë: Hiqet limiti i moshës për check-up

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, doli në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ku njoftoi një sërë vendimesh në fushën e shëndetësisë. Ajo bëri të ditur se qeveria ka miratuar ngritjen e Institutit të Tumoreve, i cili do të ketë një buxhet të dedikuar edhe për kërkimin shkencor, ndërsa paralajmëroi edhe ndryshime në programin e check-up-it, duke hequr kufirin e sipërm të moshës për përfitimin e këtij shërbimi. “Kemi marrë sot vendim për ngritjen e Institutit të Tumoreve. Përveç buxheti të alokuar si pjesë e QSUT, ka edhe një buxhet shtesë për pjesën kërkimore dhe shkencore. Gjithashtu ky institut do të aplikojë edhe për fonde ndërkombëtare, për barna dhe teknologji të avancuar. Hiqet tavani i moshës për check-up dhe çdo qytetar...