Ministri Nufi: Katër oficerë të shtabit do të shkojnë në Gaza

Ministri Nufi: Katër oficerë të shtabit do të shkojnë në Gaza

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, doli në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ku foli për një sërë çështjesh që lidhen me sigurinë, mbrojtjen dhe menaxhimin e emergjencave në vend. Ai bëri të ditur se Shqipëria do të kontribuojë me oficerë në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza, ndërsa dha detaje edhe për bashkëpunimin me NATO-n dhe SHBA-në, projektin për prodhimin e anijeve luftarake, si edhe për situatën e zjarreve në vend dhe shpërblimin e miratuar për zjarrfikësit. “Kemi marrëveshje me NATO-n që katër oficerë të shtabit do të shkojnë në Gaza si pjesë e forcave ndërkombëtare stabilizuese, teksa në vijim do të bëjmë me dije numrin total dhe vendin ku trupat e tjera do të vendosen. Këto marrëveshje kanë nisur prej shumë kohësh,...