Meta reagon për vdekjen e të atit: Lajm i trishtë për familjen tonë. Ceremonia mortore, në vendlindjen e tij

Meta reagon për vdekjen e të atit: Lajm i trishtë për familjen tonë. Ceremonia mortore, në vendlindjen e tij

Ish-presidenti, njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta. Me një postim në rrjetin social Facebook, Meta njofton se ceremonia e përcjelljes së babait të tij për në banesën e fundit do të mbahet më 2 qershor në orën 12:00 në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit. “Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës, Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta. Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00,...