Meta kundërshton mosfillimin e hetimeve nga Prokuroria, kërkon hetim për kallëzimin ndaj punonjësve të paraburgimit
Sot në Gjykatën e Tiranës shqyrtohet kërkesa e ish-presidentit Ilir Meta, i cili ka kundërshtuar mosfillimin e hetimeve nga ana e prokurorisë. Meta është ankuar në gjykatë, së cilës i kërkon që të detyrojë akuzën e kryeqytetit të hetojë çështjen e kallëzuar prej tij. Meta ka denoncuar punonjës të paraburgimit 313 për shkelje të të drejtave të tij për të komunikuar nga burgu, duke pretenduar se policia e 313 ka shpërdoruar detyrën, edhe për mënyrën se si ai është trajtuar në këtë institucion. Akuza, siç raportoi gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e mosfilloi çështjen me argumentin se nuk ka vepër penale, por, siç rezulton, ish-presidenti është i bindur se denoncimi duhet të hetohet deri në fund. Për këtë arsye, ai i është drejtuar me...
Burimi:
sot.com.al