Mbyll punimet Kuvendi Kombëtar, ja kur do të numërohen votat për anëtarët e Këshillit Kombëtar

Mbyll punimet Kuvendi Kombëtar, ja kur do të numërohen votat për anëtarët e Këshillit Kombëtar

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike u mbyll këtë të shtunë nën moton “Ripërtëritje”, duke miratuar ndryshime statutore dhe duke zgjedhur strukturat e reja drejtuese, përfshirë Këshillin Kombëtar. Ndërkohë, numërimi i votave për Këshillin Kombëtar do të zhvillohet në selinë e PD-së duke nisur nga ora 20:00. Në fjalën e tij, kryetari Sali Berisha prezantoi programin politik të opozitës, me fokus në ekonomi, rritjen e pagave e pensioneve, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe integrimin europian. Ai akuzoi qeverinë për kapje institucionesh dhe theksoi synimin për reformim të administratës dhe Policisë së Shtetit. Kuvendi miratoi ndryshime të rëndësishme në statut, që synojnë forcimin e demokracisë së brendshme, rritjen e rolit të anëtarësisë, përfaqësim deri në 15% të diasporës dhe deri në 40% të...