“Mbrojtja e territorit prioritet”, ministri Lamallari: Masa të shtuara për sezonin turistik! Luftë kundër kultivimit të kanabisit

“Mbrojtja e territorit prioritet”, ministri Lamallari: Masa të shtuara për sezonin turistik! Luftë kundër kultivimit të kanabisit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, në një konferencë për media ka prezantuar prioritetet dhe masat konkrete për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik, forcimin e kontrollit mbi territorin  si dhe rritjen e efikasitetit të institucioneve ligjzbatuese. Duke iu referuar operacioneve të fundit, ministri tha se gjatë vizitës në Sarandë janë evidentuar raste të dyshuara paligjshmërie, ku janë përfshirë edhe punonjës të policisë në veprimtari kriminale. “Jeni në dijeni për vizitën time në Sarandë, ku nga hetimet paraprake u bë e mundur goditja e një rasti të dyshuar paligjshmërie, ku punonjës policie bëhen palë me krimin”, u shpreh Lamallari, duke theksuar se bregdeti nga veriu në jug është një pasuri kombëtare që duhet mbrojtur. Ai shtoi se do të ketë hetim të thelluar për...