“Mbështesim protestën qytetare”, Berisha: Ndodhemi në sallën e urgjencës për faj të Ramës
Ndonëse si kundër kryeministri Rama edhe ai është në shënjestër të protestës së qytetarëve që ka hyrë në ditën e saj të dhjetë, Sali Berisha thotë se partia Demokratike e mbështet tubimin e qytetarëve për Zvërnecin dhe apelon për zgjidhje paqësore. “Kjo lëvizje, megjithëse nuk është organizuar nga partia jonë, ne e mbështesim. Është një lëvizje qytetare, shumë e fuqishme dhe duhet të përfundojë në mënyrë paqësore, duke zgjidhur krizën e rëndë që ka përfshirë Shqipërinë sot”, u shpreh Berisha. Nga Sarajeva ku po merr pjesë në konferencën e Partisë Popullore Europiane Sali Berisha e përshkroi situatën politike në vend me tone dramatike. “Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës. Është vërtet në një ‘dhomë urgjence’. Po përballet me protesta që nuk janë parë më parë. Dhe...
Burimi:
javanews.al