Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, autori i arrestuar më parë për plagosje, foto me armë e kanabis

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, autori i arrestuar më parë për plagosje, foto me armë e kanabis

Kristjan Sterjo, autori i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko pasditen e së shtunës, siç është raportuar më herët është emër i njohur për policinë e Korçës. Ai ka qenë më parë i arrestuar për plagosje me thikë. Nga publikimet që kanë bërë shokët e Sterjos në rrjetet sociale vërehet jeta problematike që e rrethonte 20-vjeçarin. Në një video të postuar në rrjete shihet 20-vjeçari që del nga gjykata e Korçës ndërsa shokët e tij filmojnë procesin duke i bërë karshillëk policisë. Në një tjetër foto të hedhur po nga grupi problematik shihet qartë Sterjo, autori i ngjarjes, me 3 të rinj të tjerë ku evidentohen kanabis dhe armë. Sipas informacioneve, Sterjo gjatë arratisë ka çaktivizuar llogaritë e tij në rrjetet sociale për të mbajtur në...