VIDEO / “Shtrihu në tokë, mos lëviz”, dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Korçë
Janë publikuar të tjera pamje nga arrestimi i 20-vjeçarit K.S, autorit të vrasjes së bashkëmoshatarit të tij në Korçë. Siç shikohet në pamje, arrestimi i autorit të krimit të rëndë në Korçë ka ndodhur në mesnatën e 8 gushtit. Në video, shihet autori teksa qëndron në këmbë. Menjëherë i afrohet një oficer policie, që e kap nga qafa dhe e shtrin në tokë. Më pas, në ndihmë të oficerit vijnë dhe kolegët e tij, duke prangosur të riun, të dyshuar për vrasje. I arrestuari K.S ekzekutoi me kallashnikov në 8 gusht bashkëmoshatarin dhe shokun e fëmijërisë, Johan Zukon, teksa i ishte vënë mbrapa këtij të fundit me armë në dorë. Autori e ndoqi viktimën në shkallët e një pallati, aty ku e qëlloi dhe e...
Burimi:
javanews.al