Tirana reagon pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd: Nuk ka paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë vizitës në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Në reagimin e saj, MEPJ thekson se Shqipëria mbështet sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa njëkohësisht qëndron në mbështetje të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Ministria kundërshton krahasimin mes statusit të Kosovës dhe luftës në Ukrainë, duke argumentuar se të dyja çështjet kanë rrethana të ndryshme historike, politike dhe juridike. Sipas MEPJ-së, opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i vitit 2010 arriti në përfundimin se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ndërsa, për luftën në Ukrainë, Tirana e konsideron...
Burimi:
ntv.al