Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra vijojnë aktive, situata nën kontroll në Krujë dhe Mallakastër
Disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në zona të ndryshme të vendit, ndërsa situata e përgjithshme paraqitet e stabilizuar dhe nën kontroll. Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe shërbimet zjarrfikëse janë në terren, duke monitoruar zonat e prekura dhe duke ndërhyrë për shuarjen e vatrave të mbetura. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara, ndërsa puna vijon deri në eliminimin e plotë të vatrave. Ministria sqaron se në qarkun e Tiranës, vëmendja e strukturave është përqendruar në disa zona: në Dajt, pranë fabrikës së ujit në Selitë, ku vijon monitorimi i një vatre zjarri; ndërkohë, në Cikallesh të Kavajës vijon të jetë aktiv zjarri i riaktivizuar një ditë më parë. Autoritetet bëjnë...
Burimi:
javanews.al