Inteligjenca artificiale dhe planifikimi i pushimeve

Inteligjenca artificiale dhe planifikimi i pushimeve

Njerëzit në Gjermani po e shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale gjithnjë e më shumë edhe për planifikimin e pushimeve si dhe për këshilla për destinacionin e udhëtimit, vaksinat ose veçoritë kulturore të vendit. Jeta e përditshme është stresuese dhe shpesh nuk ke shumë kohë për të planifikuar pushimet. Prandaj shumë njerëz në Gjermanipo i drejtohen gjithnjë e më shumë inteligjencës artificiale (IA) për të kursyer kohë dhe për të marrë sugjerime e këshilla.  Sipas një njoftimi të shoqatës së industrisë digjitale Bitkom, pothuajse një në katër qytetarë gjermanë ka përdorur sugjerime të Inteligjencës Artificiale për të zgjedhur destinacionin e tyre të udhëtimit ose vendin për të kaluar pushimet. Gjithashtu 19 për qind e të anketuarve e kanë përdorur inteligjencën artificiale për të kërkuar akomodime, si dhe bileta...