Izraeli mund të sulmojë vetëm? Irani: Tani është momenti i duhur për ujdi me SHBA

Izraeli mund të sulmojë vetëm? Irani: Tani është momenti i duhur për ujdi me SHBA

Ngushtica e Hormuzit mbetet në qendër të krizës mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa negociatat e ndërmjetësuara nga Omani duket se po shënojnë përparim. Nga Muskat vjen një sinjal pozitiv, me autoritetet që thonë se bisedimet po ecin në drejtimin e duhur. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se ky mund të jetë momenti më i mirë për të arritur një marrëveshje me Uashingtonin dhe për t’i dhënë fund konfliktit. Pezeshkian kërkoi që Irani të dalë nga faza e “as luftë, as paqe”, duke propozuar një kanal të drejtpërdrejtë për trajtimin e shkeljeve të armëpushimit. Por Teherani paralajmëron se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur nëse Shtetet e Bashkuara nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre. Ndërkohë, tensionet po përhapen edhe në Liban, ku një...