Marjana Koçeku jep sinjalet e para pas largimit nga PS, poston simbolin e protestuesve
Deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe edhe si ‘Neomalësorja’ ka njoftuar ditën e djeshme papritur largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Sot, Marjana ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke publikuar emojin e një flamingo, simbolin e protestave të 16 ditëve të fundit në vend. “Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, ishte njoftimi i deputetes për largimin nga grupi parlamentar i PS. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv